English

Kriza/ Gjermani - Shtypi: Reformë Financiare Prej 51 Miliardë Euro Në Gjashtë Vjet

BERLIN, 7 qershor /ATSH-ANSA/ - Qeveria gjermane po përgatitet të miratojë një reformë financiare prej 51 miliardë euro në gjashtë vjet, shkruan sot agjencia e shtypit DPA, duke cituar shkurtimet e vendosura nga ekzekutivi i kancelares Angela Merkel gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura në fundjavë. Në vitin 2011 janë parashikuar kursime deri në 11 miliardë euro, ndërsa në pesë vitet e ardhshëm kursimet do të jenë nga tetë miliardë euro çdo vit. /e.v/
KOMENTE