Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kurum Nënshkruan Një Memorandum Bashkëpunimi Me Universitetet Për Të Afruar Arsimin E Lartë Me Tregun E Punës
English

Kurum Nënshkruan Një Memorandum Bashkëpunimi Me Universitetet Për Të Afruar Arsimin E Lartë Me Tregun E Punës

TIRANE, 7 Qershor /ATSH- A.Gegvataj/ - Shoqëria KURUM International Sh.a, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti Epoka nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi për të afruar arsimin e lartë sa më pranë tregut të punës. Memorandumi u nënshkrua nga Kryetari i Bordit të KURUM International Sh.a., Zeki Kaya, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë se Ndertimit pranë UPT, Prof. Dr.. Andrea Maliqari dhe Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Hasan Kaplan. Duke përshëndetur nënshkrimin e këtij memorandumi, ministri i Inovacionit dhe i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, deklaroi se ky bashkëpunim nxit dhe konkretizon inovacionin teknologjik përmes të cilit zhvillohet ekonomia moderne shqiptare. "Ky bashkëpunim përfaqëson një hap tjetër në realizimin e vizionit permanent të Qeverisë për integrimin më të mirë të shkollës shqiptare në kërkimin shkencor, duke sjellë Universitetet më pranë tregut të punës dhesferës së prodhimit", tha Pollo. Kryetari i Bordit të KURUM International Sh.a., Dr.Zeki Kaya, tha se shoqëria që ai drejton po përgatit të hedhë në treg një seri produktesh të reja të çelikut Kurum Sizmik, me veti të shtuara të rezistencës sizmike. "Për ne është jetike të kemi në këtë fazë bashkëpunimin dhe praninë e stafeve akademike shqiptare", u shpreh z.Kaya. Ndërkaq, edhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Prof. Andrea Maliqari, garantoi se "për asnjë çast nuk do të reshtim së përqafuari trendet e reja të kërkimit shkencor, në betejën tonë me dijen dhe inovacionin". Memorandumi i nënshkruar sot u garanton Universiteteve mundësi që të zhvillojnë trajnime dhe praktika mësimore pranë uzinës së çeliqeve të firmës KURUM në Elbasan, mbështetje për zhvillimin e diplomave të doktoraturës, etj. /s.s./
KOMENTE