Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbrëmje me muzikë bizantine në Tiranë
English

Mbrëmje me muzikë bizantine në Tiranë

Tiranë, 8 Qershor 2010 NOA - Vepri­­mtaria kulturore “Mbrëmësore Bizantine”, u zhvillua dje në kryeqyte me rastin e mbylljes së ekspozitës “Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri”, që u hap në mjediset e Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave.

Kjo veprimtari organizohej nga Fondacioni Grek i Kulturës në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave te Shqiperise, Fondacioni Kulturor i Bankës Kombëtare të Greqisë dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.

Veprimtaria u realizua mbrëmë në Sallën e Ceremonive pranë Kishës Ortodokse në rrugën e Kavajës. Aktiviteti kulturor përmbante dy referate mbi historinë dhe kultivimin e muzikës bizantinë në Shqipëri. Ato u nderthurën me koncert me himne bizantinë të shkruar në kodikë mesjetarë të Arkivit Qendror Shtetëror, në interpretimin e Korit Kishtar Bizantin "Shën Joan Kukuzeli".

*** MUZIKA BIZANTINE. NJË RETROSPEKTIVË E SHKURTËR HISTORIKE.

Është pothuajse e sigurt se historia e Muzikës është zhvilluar krejt paralelisht me historinë e Qytetërimit të njeriut. Që nga epoka e gurit dhe e bakrit dëshmitë e shprehjes muzikore përforcojnë mendimin se bukuria e tingujve tërhiqte gjithmonë vëmendjen e njeriut. Me njohjen e krishterimit si fe zyrtare e Perandorisë Bizantine nga Konstandini i Madh, fillon dhe zhvillimi artistik i muzikës fetare, e cila u krijua nga kulti për kultin dhe arriti në nivele të larta. Ky art muzikor me stilin dhe tingullin e tij të veçantë sjell aromë temjani, shpreh përsiatje shpirtërore dhe shpërthimi fetar me një mënyrë të thjeshtë dorike. Gjatë periudhës protobizantine (shek. IV-VI), muzika Bizantine arrin një shkallë të parë pjekurie me Romanos Melodistin, stili dhe shpërthimi i poezisë së të cilit vlerësohet si e barabartë me poezinë e lirikëve të lashtë. Një periudhë të re zhvillimi dhe shkëlqimi për muzikën Bizantine shënon shfaqja e shën Joan Damaskinit, njërit prej etërve më të mëdhenj të Kishës, teolog, filozof, himnograf dhe muzikant (676 – 756 p.K.). Damaskini zgjodhi 8 tingujt dhe kodifikimin gjegjës të himneve, dhe mund të konsiderohet si përvijuesi më i madh i muzikës bizantine dhe Burimi i Parë i saj. Shekulli i XIII-të lindi protopsaltin e zëëmbël të Pallatit dhe Magjistrin e Psaltëve Perandorakë, Joan Kukuzelin nga Durrësi. Kukuzeli reformoi dhe lartësoi artin e Damaskinit sa askush tjetër. Lumenj të rinj melodish buruan në Atos, vendi ku murgjëronte Kukuzeli. Prandaj dhe konsiderohet si Burimi i Dytë i muzikës pas Damaskinit. Që nga shek. X, librat kishtarë ishin mbushur me himne për çdo manifestim liturgjik në të gjitha qoshet e Perandorisë. Në Arkivin Qendror Shtetëror sot ruhen dy dorëshkrime muzikore të kësaj periudhe, përkatësisht Kodiku i Përmetit nr. 81 i shek. XII dhe Kodiku i Beratit nr. 23 i shek. XIII (viti 1292), që dëshmojnë përdorimin dhe kultivimin e muzikës Bizantine në viset e Shqipërisë së sotshme. Pas Kukuzelit vjen Joan Kladha (fundi i shek. XIV, fillimi i shek. XV), muzikant i niveleve të larta, i cili konsiderohet si Burimi i Tretë i muzikës bizantine. Pas Rënies së Konstandinopojës, e pritshme ishte që edhe muzika bizantine të shënonte, në fillim, një periudhë pauze. Ndërkaq, Kisha Ortodokse ruajti besimin dhe kulturën e krishterë bizantine, po aq sa ruajti edhe muzikën tradicionale të krishterimit. Pason një periudhë shkëlqimi me pëfaqësues që nuk qëndrojnë aspak më poshtë se kolegët e tyre të mëparshëm. Më 1776 shfaqet një personalitet tjetër i muzikës bizantine, Petroja i Peloponezit, muzikanti i madh i shek. XVIII. Vepra e tij ishte “pararendëse” e reformës së muzikës bizantine. Ndërkohë, në vitin 1814 ndodhi një reformë historike në shkrimin e shenjave të muzikës bizantine nga tre mësuesit, Grigor Protopsalti, arkimandriti Krisanth, i cili më pas bëhet mitropolit i Durrësit dhe Harmuz Kartofilakut..Kjo reformë i kushtohet kryesisht thjeshtësimit dhe tipologjizimit të shenjave, duke i sjellë në formën që përdoret edhe sot. Shenjë e kësaj periudhe janë dy dorëshkrime të tjera që ruhen në AQSh, Kodiku i Korçës nr. 82 i vitit 1736, Kodiku i Elbasanit nr. 87 që daton në fillim të shek. XIX, si dhe Kodiku i Tiranës nr. 95 i shek. XIX. Dorëshkrimet e muzikës kishtare bizantine, janë burimet e vetme që ruajnë kulturën muzikore-poetike të Kishës Ortodokse, kulturë e cila lulëzoi këtu e afërsisht 1500 vjet më parë, lidhi fryte dhe u kultivua pa pushim deri në ditët tona. Këto dorëshkrime muzikore dëshmojnë se Shqipëria e sotshme merrte pjesë vazhdimisht në krijimet kulturore të Perandorisë Bizantine dhe, ashtu si edhe dorëshkrime të tjera, na ofrojnë një material të rëndësishëm që kontribuon për të njohur më mirë të shkuarën tonë.

th.dh/r.n/NOA

KOMENTE