English

Pakistan - Të Paktën 10 Viktima Nga Cikloni ''Phet''

KARAÇI, 7 qershor /ATSH-AFP/ - Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm të ciklonit ''Phet'' shkaktuan të paktën 10 të vdekur në rajonet jugore të Pakistanit, njoftoi sot një ministër i kabinetit qeveritar pakistanez, por forca e kësaj stuhie që shkaktoi të paktën 16 viktima në Oman është reduktuar djeshëm. "Shtatë persona mbetën të vdekur në Karaçi dhe tre të tjerë në Hyderabad, dje dhe sot'', njoftoi për AFP Saghir Ahmad, ministri i Informacionit në provincën Sind, jugu i Pakistanit, kryeqytet i së cilës është Karaçi, me 15 milionë banorë./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE