English

Përafrimi I Legjislacionit Mjedisor Dhe Zbatimi I Tij, Prioritet Për Integrimin Europian Të Vendit

- Deklaron zv.ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të ujrave, Auron Meneri, në ceremoninë e promovimit të përmbledhjes së pestë të ligjeve mjedisore 2007-2009 - TIRANË, 7 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Përafrimi i legjislacionit mjedisor dhe zbatimi efektiv i tij është një nga sfidat e Shqipërisë në fushën e mjedisit, sa i takon integrimit europian, tha sot zv.ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Auron Meneri. I pranishëm në ceremoninë e promovimit të përmbledhjes së pestë të ligjeve mjedisore 2007-2009, organizuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit në Hotel Tirana International, Meneri, garantoi mbështetjen e MMPAU-së në këtë drejtim, duke kërkuar përballimin e sfidave të zhvillimit, transformimit dhe të integrimit të standardeve mjedisore në realitetin europian. Meneri kërkoi nga juristët të ndërgjegjësohen se nuk ka Shqipëri Europiane pa një mjedis të mirëmenaxhuar, sipas parimeve të zhvillimit të qënrueshëm dhe se nuk mund të ketë mjedis të mirëmenaxhuar, pa zbatim rigoroz të legjislacionit. "Në përmbushje të detyrimeve të saj dhe në zbatim të Planit Kombëtar të Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2009-2014, MMPAU ka vite që shikon punën e përafrimit të legjislacionit si një ndër prioritetet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Euroopian", theksoi ai. Në bashkëpunim me institucione e aktorë në vend dhe me asistëncën e BE-së, MMPAU ka punuar për hartimin e një akusri ligjor me qëllim përafrimin me atë të BE-së, bëri me dije zv.ministri i Mjedisit, Meneri. Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) ka mundësuar përmbledhjen e ligjeve mjedisore, me ndihmën e Ambasadës Spanjolle në Tiranë. Përmbledhja e 5 e ligjeve të mjedisit 2007-2009 përmban rreth 50 akte ligjore mjedisore dhe mundëson njohjen e akudrit ligjor prej të gjithë aktorëve që veprojnë në mjedis. Aktiviteti, sipas drejtorit të REC, Mihallaq Qirjo, organizohet në vazhdën e veprimtarisë që kjo qendër ka ndërmarrë për ndërgjegjësimin e aktorëve të ndryshëm në fushën mjedisore, si hap i parë për njohjen e ligjshmërisë dhe zbatimin e ligjit në kuadër të të drejtave dhe detyrimeve të çdo individi, biznesi, organizate apo strukture shtetërore. Qirjo tha se, rreth 280 studentë kryesisht të Fakultetit Juridik, por dhe të tjerë, morën pjesë në kurse javore intensive për njohjen e legjislacionit mjedisor shqiptar por dhe të elementëve teknikë të çështjeve të ndryshme të mjedisit. Gjatë ceremonisë u shpërndanë çertifikata për studentët që ndoqën kursin një javor "Njohja e legjislacionit mjedisor dhe sfidat e zbatueshmërisë së tij". /f.n/
KOMENTE