English

Prishtine - Krasniqi Priti Delegacionin Nderparlamentar Shqiperi-Kosove

PRISHTINË, 7 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion ndërparlamentar Shqipëri-Kosovë, në përbërje te te cilit ishin: Jemin Gjana-kryetar i Komisionit për Aktivitetet Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kuvendin e Shqipërisë, Ardian Turku e Besnik Bare - anëtarë të Komisionit, Edlir Vokopola, koordinator i Iniciativës i BELLS-it në Shqipëri, Kushtrim Kaloshi, përfaqësues kësaj iniciative në Kosovë dhe Naser Rugova, kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor në Kuvendin e Kosovës. Zyra e shtypit e Kuvendit të Kosovë bën të ditur se në takim është biseduar për nevojën e ngutshme të harmonizimit të legjislacionit të të dy vendeve me atë të BE-së, në rrugën drejt integrimeve evropiane. Janë ngritur ndërkaq shqetësime për ndotjen e vazhdueshme të mjedisit jetësor në Kosovë dhe Shqipëri dhe në gjithë rajonin, ndaj është parë i domosdoshëm angazhim i përbashkët për ruajtjen e mjedisit. Kryeparlamentari Krasniqi e ka përshëndetur këtë nismë të përbashkët, duke u zotuar se legjislativi i Kosovës do të bëjë gjithçka është në mandatin e tij për të siguruar një mjedis të pastër jetësor. /a.ke/
KOMENTE