Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Profil - Paulin Radovani, Nga Biznesi I Pare I Prodhimit Te Kepuvece Tek Radofarma
English

Profil - Paulin Radovani, Nga Biznesi I Pare I Prodhimit Te Kepuvece Tek Radofarma

SHKODËR, 7 Qershor/ATSH-G. Marku/- Emri i Paulin Radovanit është mjaft i njohur, jo vetem në Shkodër, ku edhe banon, por edhe më gjërë në Shqipëri dhe jashtë saj, ku aktiviteti i tij ka partnerët e bashkëpunimit. Ka qënë shumë i njohur edhe përpara viteve '90, pasi aftësitë e tija prej një ekonomisti e specialisti vlerësoheshin gjithnje. Në vitin 1991, ai ishte i pari në Shkodër që përqafoi biznesin privat, duke hapur fabirikën shumë të njohur të prodhimit të këpucëve "Adechi". Një firmë kjo e përbashkët me kapital italo-shqiptar, e cila u bë shumë e njohur me punësimin e rreth e 3 mijë grave e vajzave shkodrane, të cilat në kushtet e vështira të tranzicionit do të gjenin aty strehën e duhur për të përballuar nevojat ekonomike të familjeve të tyre. Edhe pse viti 1997, ashtu si edhe në fusha të tjera të vendit, i krijoi probleme jo të vogla aktivitetit të tij si biznesmen, Radovani, me përkushtimin e tij personal, familjes që e mbështet në çdo hap dhe stafit të tij profesional, arriti jo vetëm të rigjejë veten, por edhe të vazhdojë më shumë sukses aktivitetin e tij privat. Madje, përveç profilit të prodhimit të këpucëve, ku vazhdon të jetë lider, ai tashmë ka marrë një iniciativë për të qënë lider edhe në një fushë tjetër shumë të rëndësishme, në atë farmaceutike, duke qënë i pari që ka ngritur ndërmarrjen Radofarma. Drejtori financiar, Nikolin Kovaçi, tha per ATSH-ne se "biznesmeni Paulin Radovani është ndër të parët në Shkodër që filloi nga aktiviteti privat pas ndërrimit të sistemeve. Ai në të njëjtën kohë është shumë aktiv edhe në jetën politike, ku si përfaqësues i Partisë Demokratike, është personi më i votuar duke qënë pjesë e të gjithë Këshillave Bashkiakë të Shkodrës të 3-4 mandateve të fundit". Kovaçi thotë se numri i punonjësve të punësuar në firmat e Radovanit aktualisht shkon në mbi 800 të tillë, të gjithë të siguruar dhe me kontrata personale të punësimit. Gjithashtu, ai bën të ditur se përgjithësisht, fabrika deri vonë ka punuar si nënkontraktor duke punuar me materialin e porositësit, i cili vinte nga vetë klienti që e porosiste, qoftë nga Italia, apo edhe nga vendi, i destinuar për eksportin. Duke folur për modelet e këpucëve, Kovaçi thotë se ato janë të gjitha bashkëkohore, variojnë nga modelet dimërore, verore, sportive, ku përgjithësisht, kërkesat më të mëdha janë për modele burrash, ndërkohë që prodhimi shkon mbi 2 mijë copë në ditë. Lidhur me Radoformën, aktivitetin më të ri të krijuar nga biznesmeni shkodran Paulin Radovani, Kovaçi thote se "Ne Radofarma, qe është e përfshirë në territorin e kompanisë "Radovani", janë investuar shuma të mëdha në krijimin e reparteve dhe montimin e aparaturave dhe pajisjeve të fjalës së fundit të shkencës, të cilat pritet të nxjerrin nga prodhimi medikamente farmaceutike cilësore per sektorin e veterinarise. /a.ke/
KOMENTE