Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Terror në Lunik, sulmon zyrat me armë, dorëzohet: Shteti nuk më jep ndihmën ekonomike
English

Terror në Lunik, sulmon zyrat me armë, dorëzohet: Shteti nuk më jep ndihmën ekonomike

Librazhd, 7 Qershor 2010 NOA Update – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lunik, fshat i komunës me të njëjtin emër në rrethin e Librazhdit, kur një person me vështirësi ekonomike, sulmoi duke grabitur një numër banorësh dhe më tej hapi zjarr me armë ndaj shkollës publike të zonës.

Korrespondenti i agjencisë NOA informon se protagonist i ngjarjes është Xhelil Gjata, rreth 50 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Përvallë të komunës Lunik të Librazhdit.

Ai është dorëzuar para pak orësh dhe ka pohuar për policinë se e kreu aktin e terrorit me “Kallashnikov”, në kushte të gjendjes së rënduar psikologjike.

Sipas të dyshuarit, ai kishte bërë kërkesë në komunën e Lunikut që të futej në skemën e dhënies së ndihmës së përmuajshme ekonomike, një shumë mujore prej afro 3 mijë lekësh.

Nga komuna i ishte refuzuar dhënia e ndihmës ekonomike edhe pse Gjata kishte argumentuar se jeton në vështirësi ekonomike me gruan dhe tre fëmijë, që të gjithë pa të ardhura financiare.

Në këto kushte, paraditen e sotme, 50-vjeçari Xhelil Gjata, baba i tre fëmijëve, nën kërcënimin e amës së tipit Kallashnikov, terrorizoi për disa orë banorët e fshatit Lunik.

I dyshuari, qëlloi disa herë me një armë të, në drejtim të shkollës dhe komunës. Më tej iu sul dhe disa banorëve që u grabiti gjithë ç’kishin me vete, para, celularë dhe sende të çmuara.

Një numër i madh forcash policore mbërritën në vendngjarje dhe rrethuan të dyshuarin Gjata i cili pa rezistencë, pranoi të dorëzohet duke shpjeguar menjëherë më pas se zemërimi i tij kishte të bënte me refuzimin e ndihmës ekonomike nga Komuna Lunik e Librazhdit.

a.k/r.n/NOA

KOMENTE