Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turdiu: Kete Muaj Raportojme Plotesimin E Tre Kritereve Për Liberalizimin E Vizave
English

Turdiu: Kete Muaj Raportojme Plotesimin E Tre Kritereve Për Liberalizimin E Vizave

TIRANE, 7 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ - Në fillim të muajit Korrik mbërrin në Shqipëri ekipi i ekspertëve të cilët do të verifikojnë raportimin e autoriteve shqiptare për realizmin e tre nëncështjeve të propozuara nga KE për procesin e liberalizimit të vizave: riintegrimi i të riatdhesuarve, përmirësimi i strukturave të kapaciteteve kundër krimit dhe korrupsionit dhe zbatimi i ligjit për konfiskimin e aseteve kriminale. Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Gazmend Turdiu sot në një prononcim për ATSH-në, duke bërë të ditur se i ka dërguar ftesën homologut të tij në KE për të sjelle ekipin e ekspertëve, tha se "brënda fundit të këtij muaji, ne do të raportojmë plotësimin e tre nënçështjeve që kanë mbetur pezull". Duke u ndalur në punën për realizimin e tre kritereve, Turdiu pohoi se është përgatitur edhe projekti i strategjisë për riintegrimin e të kthyerve. "Ministria e Brëndshme ka bërë planifikimet dhe është në fazën e rialokimit të disa fondeve që duhen për përmirësimin e luftës kundër krimit të organizuar, rialokimin e rreth 45 oficerëve të policisë, që i kalojnë drejtorisë së hetimit të krimeve, duke forcuar kështu në mënyrë institucionale strukturat e luftës kundër krimit të organizuar", nënvizoi ai. Turdiu shtoi se "do të kalojnë edhe disa akte nënligjore, dy vendime të Këshillit të Ministrave, me të cilët përfundojnë themelet e mirëfunksionit të ligjit antimafia, bazë e të cilave është sekuestrimi i pasurive të vëna nëpërmjet krimit". Ai pohoi se sipas axhendës dhe shpejtësisë së trajtimit të cështjeve në Parlamentin Europian, duket e arsyeshme që kjo e fundit, brënda muajit shtator do të ketë mbyllur diskutimin dhe të ketë bërë miratimin e rekomandimit të KE-së. Duke u shprehur me opotimizëm se Shqipëria brënda muajit dhjetor do të futet në hapësirën e bardhë Shengen, Turdiu tha se liberalizmi i vizave bëhet vetëm për mbajtësit e pasaportave biometrike. "Vizë do të thotë autorizim për të hyrë në zonën Shengen, por ai që autorizon hyrjen është oficeri i kufirit, që verifikon nëse individi plotëson kriteret për të kaluar kufirin" shtoi Turdiu. Sekretari i Përgjithshëm në MPJ pohoi se qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se liberalizohen vizat, por nuk liberalizohet rreptësia e vendeve të BE për zbatimin legjislacionit të tyre./n.m/
KOMENTE