Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Ish-Hoteli 11-Katesh, Se Shpejti Qender Tregtare Polifunksionale
English

Vlore: Ish-Hoteli 11-Katesh, Se Shpejti Qender Tregtare Polifunksionale

VLORE, 7 qershor/ATSH-H.Koçi/.- Brenda 2 vjetësh, godina e ish- hotelit 11-katësh në qendër të qytetit të Vlorës, pranë Sheshit të Flamurit, do të shndërrohet në një qendër tregtare polifunksionale. Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Vlorës miratoi sot lejen e ndërtimit për këtë objekt, pronë e biznesmenit vlonjat Sulo Shehu. Projekti i paraqitur sot përpara anëtarëve të këtij organi vendimmarrës, parashikon rikonceptimin e këtij ndërtimi duke respektuar strukturën ekzistuese, por duke e përforucar atë me elementë inxhinierikë të jashtëm si, mure dhe kolona betoni, që do të realizojnë përmbushjen e parametrave të nevojshëm të qëndrueshmërisë. Gjithashtu, projekti parashikon edhe prishjen e pjesës dykatëshe të këtij objekti, në veri të tij, gjë që do të krijojë mundësitë për të finalizuar një strukturë homogjene. Arkitekt Arben Meksi, autor i projektit, thotë për ATSH-në se, godina aktuale do të shtohet edhe me një kat të 12-të, ku do të konceptohet një bar modern funksional lëvizës dhe hapësira të tjera të standardeve bashkëkohore. Në tërësi, sipas tij, kjo godinë, e projektuar dikur si hotel, do të shndërrohet në një qendër tregtare polifunksionale dhe pikë reference për Vlorën, jo vetëm për shkak të pozicionit të saj në qendër të qytetit, por edhe të shkallës së lartë të modernizimit. "Asgjë tjetër në qytet nuk do të jetë e ngjashme me këtë objekt modern, në përputhje me standardet më të përparuara", thotë Meksi, që saktëson se, punimet do të nisin menjëherë dhe do të përfundojnë brenda 2 vjetësh, në prag të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Godina e ish- hotelit 11-katësh në qendër të qytetit të Vlorës nisi të ndërtohej në gjysmën e dytë të viteve '80-të. Por, në vitin 1990-të, punimet u lanë në mes dhe godina u braktis, duke rrezikuar të shkatërrohej. Pas një odiseje disavjeçare me ish-firmat piramidale, objekti u privatizua nga Sulo Shehu, i cili do të financojë një projekt për transformimin e ish- hotelit, në një fasadë të dukshme të Vlorës moderne të shekullit XXI. /a.ke/
KOMENTE
  • Altin Lika20:21 - 17 Nëntor 2010
    prsh jam nje qytetar nga vlora dhe pronar legjitim i hotelit ne qender te qytetit .pashe dhe lexova me vemendje artikullin qe flet per punen e e hotelit 10 katesh .kjo prone eshte e pronareve legjitime dhe autoktone te tokes dhe objektit dhe nuk eshte aspak prone e sulo shehut dhe kompani .ata te gjithe jane grabitqare dhe koha do ta vertetoje se kush e ka te drejten legjitime te ketij objekti qe besoj me 100 % se eshte i pronarve dhe vetem i atyre .ata qe bejne projekte si puna e ben meksit nuk kane asgje se cfare humbasin se i marrin leket sulo shehit dhe hane e pijne me leket e tij . kure ka budallallenj si puna e sulos mire ja bejne qe i marrin leket se ai e meriton se nuk ka bere asgje per qytetin e vlores .