Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Balla: Padi penale për Berishën
English

Balla: Padi penale për Berishën

Tiranë, 8 qershor, NOA – Pas akuzave në Kuvend, replikat mes mazhorancës dhe opozitës duket se do të kalojnë në dyert e gjykatave.

Depozitimi i padisë së Partisë Demokratike për deputetin Tom Doshi ka bërë që dhe Partia Socialiste të përgatis një padi për Kryeministrin e vendit. Është deputeti Taulant Balla ai që ka deklaruar sot para mediave se do të nis procedurat ligjore kundër Kryeministrit Berisha.

“Unë personalisht do t’i kërkojë grupit parlamentar të Partisë Socialiste që të bëjnë padi penale kundër shtetasit Sali Ramë Berisha për kanosje dhe kërcënim”, u shpreh deputeti Balla.

Balla ju referua incidentit të ndodhur në Kuvend, ku Kryeministri Sali Berisha e kërcënoi atë.

“Ky shtetas më 22 korrik 2008 në seancën plenare të kuvendit të Shqipërisë më ka kërcënuar: 1. Do të të vras; 2. Ti nuk shkel më i gjallë në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky ka qenë rasti i përsëritur sepse vetëm pak kohë më parë Sali Berisha më ka kërcënuar për vrasje përmes torturës: “Ta bëj fyryrën si këpuca”, u shpreha Balla.

m.xh/NOA

KOMENTE