Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha Baseskut: Ju falënderojmë për mbështetjen në NATO dhe BE
English

Berisha Baseskut: Ju falënderojmë për mbështetjen në NATO dhe BE

Tiranë, 8 qershor, NOA - Ndihma dhe mbështetja e Rumanisë ndaj Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe, në mënyrë të veçantë për anëtarësimin në NATO dhe për ecjen përpara me shpejtësi në të gjitha hapat drejt integrimit evropian ka qenë e vazhdueshme dhe mjaft e rëndësishme.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha ia bëri me dijeni në një takim presidentit të Rumanisë, Trajan Basesku dhe delegacionit që e shoqëronte.

Nga ana e tij, Basesku tha se Rumania ka një interes të madh që Shqipëria dhe vendet e tjera aspiruese të Ballkanit Perëndimor të bëhen sa më shpejt anëtare të familjes europiane.

Por Berisha nuk ka harruar t’i shprehë Baseskut edhe falënderimin mbi mbështetjen që populli rumun i dha komunitetit të shqiptarëve të Bukureshtit, të cilët dhanë një kontribut të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar në fillimet e shekullit të kaluar.

Më tej, kryeministri Berisha e njohu presidentin rumun me reformat politike ekonomike dhe institucionale dhe arritjet e rëndësishme të qeverisë shqiptare në të gjitha fushat, duke u ndalur në veçanti në potencialet e jashtëzakonshme që vendi ofron për investitorët rumunë në sektorë, si energji e rinovueshme, turizëm, industri minerare.

Në këtë kontekst, u rikonfirmua vendosmëria e të dy vendeve për të nxitur investimet e ndërsjella, si dhe për të zgjeruar dhe intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Takimi përfundoi me rikonfirmimin e vullnetit të të dy vendeve për vijimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe për mbështetjen e Rumanisë në hapat e mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.

n.e/NOA

KOMENTE