Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festohet në Shkup Lidhja e Prizrenit, medalje për ndërtuesit e “Rrugës së Kombit
English

Festohet në Shkup Lidhja e Prizrenit, medalje për ndërtuesit e “Rrugës së Kombit"

Shkup, 8 qershor, NOA - Muzeu i Lirisë në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Kulturore të Shqiptarëve, shoqatat e historianëve, piktorëve, arsimtarëve shqiptarë dhe Lëvizja “Zgjohu” të enjten do të festojnë 132 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ceremonia në teatrin shqiptar do të hapet me shfaqjen e filmi dokumentar për këtë datë historike, ndërsa në Muzeun e Lirisë në Shkup, ministrave të Transportit të Shqipërisë dhe Kosovës Sokol Olldashi dhe Fatmir Limaj do t’u jepen medalje mirënjohje për ndërtimin e “Rrugës së Kombit” që lidh Shqipërinë me Kosovën. Ky aktivitet është mbështetur nga komuna Çair.

“Këshilli organizativ për shënimin e 132 vjetorit të lidhjes së Prizrenit në Shkup në mbështetjen e plotë të komunës Çair ka vendosur që më 10 qershor në ora 13 të ndajë vlerësime për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për kontributin e tyre në frymën e lidhjes së Prizrenit nëpërmjet të ndërtimit të Rrugës së kombit dhe lidhjes së Prishtinës me Tiranën dhe urojmë që kjo rrugë të përfshijë sa më parë edhe kryeqendrën e tretë shqiptare, Shkupin dhe të na udhëzon gjithë së bashkë në Evropën e bashkuar ”, ka thënë, Baki Halimi, Drejtor i Muzeut të Lirisë.

NOA

KOMENTE