Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqia: Nuk kthehemi më te dhrahmia
English

Greqia: Nuk kthehemi më te dhrahmia

Athinë, 8 qershor, NOA – Megjithë kërcënimet për falimentim, duket se Greqia nuk ka asnjë tendencë, ose më mirë, as që e shkon ndër mend rikthimin tek monedha e saj e vjetër vendase, dhrahmia.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni në emër të qeverisë greke, zëdhënësi i saj Jorgos Petallotis, sipas të cilit, nuk bëhet fjalë për falimentim dhe as për kthim te dhrahmia.

“Përgënjeshtrojmë në mënyrë kategorike gjithë këto skenare fantaziste cilido qoftë burimi i tyre”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke lidhur me një çështje të tillë.

Ndërkaq, javën e kaluar kreu i Komisionit Monetar Ndërkombëtar të FMN-së, Zoussef Boutros-Ghali, kishte shprehur dyshimin e tij në aftësinë e Greqisë për zbatimin e reformave në shkëmbim të ndihmës së ofruar prej 110 miliardë eurosh.

n.e/NOA

KOMENTE