Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Japoni - Naoto Kan Formon Një Qeveri Me 11 Ministra Ekzistues Nga 17 Gjithsej
English

Japoni - Naoto Kan Formon Një Qeveri Me 11 Ministra Ekzistues Nga 17 Gjithsej

TOKIO, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri i ri japonez Naoto Kan formoi sot një qeveri me 17 ministra dhe sekretarë shteti, 11 prej të cilëve mbajnë postet që kishin në ekipin qeveritar të deritanishëm, njoftoi zëdhënësi i ri, Yoshito Sengoku. Kështu, krerët e ministrive kryesore mbetën të pandryshuar: Katsuya Okada në Ministrinë e Jashtme, Toshimi Kitazawa në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Seiji Maehara në Ministrinë e Transporteve. Ministria shumë e rëndësishme e Financave, që drejtonte Kan në qeverinë e mëparshme, iu besua ish-zëvendësit të tij, Yoshihiko Noda, 52 vjeç, përkrahës i një politike të rreptë buxhetore. Ai do të ketë detyrën e vështirë të rigjallërojë një ekonomi të dobët duke zvogëluar në të njëjtën kohë borxhin e madh publik që ka arritur pothuaj sa dyfishi i Prodhimit të Brendshëm Bruto, PBB. Nuk përjashtohet një rritje e taksës për konsumin, që aktualisht është 5 për qind. /I.Pu.
KOMENTE