Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti rumun në Tiranë: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës
English

Presidenti rumun në Tiranë: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës

Tiranë, 8 qershor, NOA – Pozicioni i Rumanisë në lidhje me statusin e Kosovës, nuk është fleksibël, çka presupozon se ai është mëse i vendosur në qëndrimin që mban karshi saj dhe nuk ka gjasa të ndryshojë.

Një fakt të tillë, presidenti rumun Trajan Basesku e ka bërë me dije gjatë konferencës për shtyp me presidentin Topi, në Tiranë ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

“Ky qëndrim nuk vjen nga mosrespekti për kosovarët, por është respekti që ne kemi për të drejtën ndërkombëtare”, argumentoi Basesku lidhur me një fakt të tillë.

Më tej, lidhur me këtë argument, presidenti rumun ka thënë se “nëse doni të shihni efektin Kosovë, ju lutem shihni atë të Serbisë dhe këtë e kemi parashtruar edhe në argumentimin që kemi dhënë për mosnjohjen e Kosovës”.

Sipas rij, Rumania, do të vazhdojë të jetë në respekt të së drejtës ndërkombëtare, kjo edhe kur bëhet fjalë për Kosovën.

n.e/NOA

KOMENTE