English

Pukë: Humb Jetën 44-Vjeçari, Aksidentohet Duke Prerë Dru

PUKË, 8 Qershor/ATSH-G. Marku/.- Një person ka humbur jetën nga dëmtimet e shkatuara aksidentalisht prej motosharrës së tij, në Pukë, bën të ditur policia lokale. Sipas policisë, Gjin Peraj, 44 vjeç, është aksidentuar gjatë prerjes së druve me motosharrë, në fshatin Mesul të Pukës. Sipas të njëjtave burime, viktima është dërguar menjëherë në Tiranë me helikopter, por ka humbur jetën gjatë rrugës. Ekspertët e policisë po kryejnë veprimet hetimore në vendngjarje./ch/
KOMENTE