English

Putin Dhe Ahmadinexhad Takim Në Turqi

STAMBOLL, 8 qershor /ATSH-ANSA/ - Kryeministri rus Vladimir Putin deklaroi sot se gjatë ditës do të takohet me presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad, para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që duhet të marrë vendimin nëse do të vendosen apo jo sanksione të reja kundër Iranit për programin bërthamor. Kryeministri rus Vladimir Putin mbërriti sot në Stamboll për të marrë pjesë në konferencën për ndërveprimin dhe realizimin e objektivave për besimin reciprok në Azi (Cica), që do të nisë pasditen e sotme në metropolin turk. /e.v/
KOMENTE