English

Sondazhi: Kriza po na bën ziliqarë, lakmojmë pagën e kolegëve

Paris, 8 qershor, NOA – Pak kohë më parë ndoshta nuk e kemi patur fort mendjen tek paga e të tjerëve, apo sa para fitonte kolegu ynë, por mesa duket, kriza e thellë ekonomike ka bërë që njerëzit të bëhen më lakmitarë se zakonisht ndaj të afërmve të tyre dhe sidomos kolegëve të punës.

Një fakt i tillë pohohet në një studim të kryer në Francë, nga Shkolla Ekonomike e Parisit, sipas të cilit, njerëzit po përjetojnë jo vetëm një kolaps të humorit, por po bëhen edhe më dashakeqë dhe ziliqarë në kushtet e krizës që ka përfshirë botën.

Sondazhi anketoi 19.000 njerëz në 24 vende evropiane, ku sipas përgjigjeve të tyre rezultoi se marrëdhënia mes materiales dhe psikologjikes në kohën e krizës është radikalizuar së tepërmi kohët e fundit.

"Konfrontimi i vazhdueshëm me efektet e krizës, na bën më pak të lumtur dhe më mizorë, - thotë Andreu Clark, kreu i ekipit të studiuesve, - ku nisim të krahasojmë edhe fitimet dhe të ardhurat e kolegëve të punës, një gjë jo pozitive kjo".

n.e/NOA

KOMENTE