Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Mot I Kthjellet, Kushte Normale Lundrimi
English

Vlore: Mot I Kthjellet, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 8 Qershor/ATSH-H.Koçi/.- Situata meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës, parashikohet të jetë e mirë. Moti do të jetë i kthjellët dhe me zhvillime të pakta resh. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtejshme, ndërkohë që era do të ndryshojë drejtim, por kjo nuk do të ndikojë në kushtet e lundrimit. Prej tre ditësh, të paktën 20 peshkarexha kanë dalë për të peshkuar brenda dhe jashtë gjirit detar të Vlorës. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, në pjesën e parë të ditës, era do të ketë drejtimin në kuadratin Jug-Jugperëndim me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 27-29 gradë celsius dhe ato minimale në 17-19 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë do të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE