Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Për Ditën E Mërkurë, 9 Qershor
English

Axhenda Për Ditën E Mërkurë, 9 Qershor

Ora 09.00 - Kryeministri Berisha do të zhvillojë një vizitë në Fushë Krujë, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e Shkollës 9 vjeçare nr. 1. Ora 09.00 - Në Gjykatën e krimeve të Rënda zhvillohet seanca e radhës e procesit në ngarkim të Aldo Bares. Ora 09:30 - Avokati i Popullit dhe Keshilli i Evropës organizojnë në Hotel "Tirana Internacional" seminarin me teme "Roli i Mekanizmave Kombetare ne Parandalimin e Tortures dhe te Keqtrajtimeve nga Policia". Ora 11:00 - Zhvillohet mbledhja e Këshillit të Ministrave. Ora 11.00 -Drejtori i Pergjithshëm i OST, Ymer Balla, do të japë një konferencë për shtyp në ambientet e Operatorit te Sistemit te Transmetimit Ora 15.30- Përurohet pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës laboratori i Teknologjisë së Informacionit, mbështetur nga kompania e telefonisë "Eagle Mobile". Ora 18:00- Ne Akademinë e Shkencave promovohet në shqip libri "Ilirët- nga Bardhyli, tek Genti", me autor Prof. Pierre Cabanes, botim i "CARPE DIEM". Ora 18:30- Në MTKRS organizohet ceremonia e dekorimit të z.Dedin Suli nga Presidenti i Republikës me urdhirn "Naim Frashëri i Artë". Ora 19:00 - Ne Galerinë Kombetare te Arteve çelet ekspozita e piktorit Pashk Përvathi KOSOVË Ora 10:00 -Takimi i pestë i Këshillit Ministror për Integrimin Europian. Diskutohet kontributi i Kosovës për Raportin e Progresit 2010, si dhe sfidat e Raportit të Progresit dhe zbatimi i Planit të Veprimit të Partneritetit Europian. Ora 10.00 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni, pret ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Samuel Zbogar, i cili mbërrin për vizitë në Prishtinë. Ora 11:00 - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pret z. Samuel Zbogar, ministër i Punëve të Jashtme të Sllovenisë.
KOMENTE