Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia Mohon Kaosin E Trafikut Në Rrugët E Kryeqytetit
English

Bashkia Mohon Kaosin E Trafikut Në Rrugët E Kryeqytetit

- Bashkia reagon ndaj letrës së kreut të policisë, Tonin Vocaj -. TIRANA, 9 Qershor/ ATSH-Gjergji Mima/ .- Bashkia e Tiranës reagon me anë të një deklarate për shtyp pas letrës që kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i dërgoi kryetarit të bashkisë, Edi Rama, në lidhje me kaosin e trafikut rrugor në kryeqytet, si pasojë e punimeve për rikonstruksionin e sheshit "Skëndërbej". Vocaj theksonte se lëvizja e automjeteve është në kaos dhe ofron bashkëpunim për lehtësimin e trafikut, ndërsa Bashkia është shprehur e habitur nga letra e Vocajt. Sipas Bashkisë, trafiku i rënduar në rrugët kryesore të kryeqytetit është krejtësisht normal. "Trafiku nuk ka asnjë problem jo normal të qarkullimit të automjeteve", thuhet në deklaratën e Bashkisë, ndërkohë që sipas saj, "bashkëpunimi ka zgjidhur problemin e trafikut në kryeqytet. Bashkia thekson se, "funksionimi i skemës po bëhet çdo ditë e më mirë'. Sipas planit të Bashkisë, makinat nuk futen për në qendër nga rrugët kryesore si, rruga e Durrësit, e Kavajës, apo edhe rruga që vjen nga Stacioni i Trenit, por vetëm nga rruga e Gjykatës së Lartë. Ky devijim ka bllokuar edhe akset e tjera rrugore nëpër Tiranë, që lidhen ose jo drejtpërdrejt me sheshin "Skënderbej", si Unaza e Tiranës, apo 21 Dhjetori. Për pasojë, mijëra qytetarë e shohin përditë veten të bllokuar në trafik, pasi për minuta të tëra, nuk mund të lëvizin me makinë në të gjithë akset kryesore të kryeqytetit, që çdo ditë paralizohen nga trafiku i automjeteve dhe mjeteve të transportit urban. /a.ke/
KOMENTE