English

Beogradi Kërkon Ekstradimin E Një Personi Të Kërkuar Për Vrasjen E Ish-Kryeministrit Serb

BEOGRAD, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Beogradi do të kërkojë ekstradimin e një personi të arrestuar dje nga policia kroate dhe dënuar në mungesë me 30 vjet burg për pjesëmarrje në vrasjen në vitin 2003 të kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç, theksoi sot ministrja serbe e Drejtësisë, Snjezhana Maloviç. "Ministria e Drejtësisë është në pritje të një konfirmimi zyrtar nga Interpoli për identitetin e të dyshuarit (...). Kur ne të marrim këtë konfirmim, ne do t'u paraqesim autoriteteve kroate një kërkesë për ekstradimin e të akuzuarit për një kohë sa më të shkurtër'', deklaroi ministrja cituar nga agjencia e lajmeve Beta. Ministri i Brendshëm serbe, Ivica Dacic theksoi dje policia kroate kishte informuar për arrestimin e Sretko Kaliniçit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE