English

Berisha: Kriza, plan shkurtimi në institucione

Tiranë, 9 Qershor, NOA – Qeveria do të paraqesë së shpejti një plan shkurtimesh për shpenzimet në të gjitha institucionet shtetërore të vendit, fakt ky që do të shkojë paralel me rritjen e parashikuar të pagave dhe pensioneve.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë kreu i qeverisë Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, sipas të cilit, kjo masë i shërben efekteve të krizës financiare e cila ka mbërthyer botën gjatë muajve të fundit, megjithëse Shqipëria ka reaguar më së miri ndaj tyre si asnjë vend tjetër.

Ndër të tjera, Berisha tha se është arritje që eksportet “Made in Albania” janë rritur me nivelin prej 3-fish, gjë që tregon për ecurinë e mirë të ekonomisë vendase, edhe pse nën efektet e një krize që ka prekur vendet e saj fqinje.

“Ne nuk gjendemi në Eurozonë, por ama operojmë me euron dhe ndaj situata nuk është aq e lehtë. Ndërkaq, për t’u vlerësuar është niveli i rritjes së depozitave”, pohoi ai. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE