Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Buçpapaj: Bashkia E Tiranës Po Pengon Ndërtimin E Qnk-Së
English

Buçpapaj: Bashkia E Tiranës Po Pengon Ndërtimin E Qnk-Së

TIRANË, 9 Qershor/ATSH-Suada Daci/.- Ndërsa kanë përfunduar pjesa më e madhe e punimeve në mjediset e brendshme në Qëndrën Ndërkombëtare të Kulturës "Arbnori", (QNK), mosdhënia e lejes për punimet e jashtme nga Bashkia e Tiranës si dhe mos largimi i një biznesi privat, po pengojnë përfundimin e rikonstruksionit të saj për t'a kthyer në qëndrën më të madhe multifunksionale të kulturës në vend. Drejtori i QNK-së, Mujë Buçpapaj tha sot në një intervistë për ATSH-në, se "shkak i pengesave për këtë rikonstruksion janë mos largimi i një biznesi privat, që zë 40% të sipërfaqes dhe Bashkia e Tiranës, e cila padrejtësisht nuk jep lejen e ndërtimit për fillimin e punimeve në mjediset e jashtme të qendrës". Sipas tij, "gjithë skeletura dhe kubatura e Teatrit Dramatik me rreth 500 vende ka mbaruar, ka përfunduar Teatri i varietes, 2 sallat e kinemasë në katin e parë, njëra nga Galeritë e Arteve dhe të gjitha dhomat e aksesorëve që mund të përdoren për një teatër". Duke shprehur shqetësim për vijimin e punimeve, Buçpapaj tha se "për instalimin e paisjeve elektronike, sistemet elektrike dhe zanore, duhen bërë më parë pjesa metalike e fasadave dhe atyre prej betoni, që janë të veshura nga jashtë me mermer, por punimet në pjesët e jashtme të qendrës mund të bëhen vetëm me lejen nga Bashkia e Tiranës". Ai sqaron se, "edhe pse ministria e Kulturës ka aplikuar disa herë, nuk ka marrë asnjëherë përgjigje, as nëse kjo leje do të refuzohet, as nëse ka mungesë dokumentash. Pra, thjesht, Bashkia mban në mënyrë të padrejtë një leje ndërtimi". Drejtori i QNK-së, Mujë Buçpapaj shpjegon detaje të projektit për rikonstruksionin e qendrës, të cilin e vlerëson mjaft të mirë, pasi aspektet profesionale janë parashikuar deri në imtësi. "Është menduar që të ketë një Teatër Dramatik me 500 vende, një Teatër variete me 250 vende, që mund të shërbej për show, konferenca etj, 2 galeri artesh, një prej të cilave do të shërbejë edhe si Muze i arteve figurative të ekspozuara për një kohë të gjatë, 2 kinema nga 250 vende me të gjitha aksesoret modernë, salla librash, biblotekash, dhe salla për muzikë, ku do të bëhen aktivitete shumë interesante", tregon ai. QNK në përfundim të rikonstruksionit, do të ketë kalendar të ngjeshur veprimtarish teatrore, ku përveç një trupe që do të jetë e përhershme, do të funksionojë për të gjitha grupet teatrore individuale, me menaxher, grupe të huaja, etj. "Ky teatër do t'i jap prioritet teatrit eksperimental të të rinjve, teatrit të grupeve që sapo mbarojnë shkollën e aktrimit, regjizorë, skenarist të rinj, pra nuk do të jetë një kopje e Teatrit Kombëtar", tha Buçpapaj. Sipas tij, "kjo qëndër pritet të tërheqë elitën e artit bashkëkohor të të gjitha zhanreve, si një qëndër e performimit të arteve moderne kryesisht për hapësirat shqiptare, krahas lidhjeve të ngushta me Shkupin, Tetovën, me Prishtinën, Ulqinin, në mënyrë që ata të jenë të përhershëm në Tiranë". Godina e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, e njohur prej të gjithëve si Piramida, u ndërtua në vitin 1988 si muze për ish-diktatorin Enver Hoxha. Pas ndryshimeve demokratike në vitin 1991, destinacioni i saj ndryshoi dhe u kthye në një qëndër kulture. Rikonstruksioni për këtë qënder ka filluar në qershor 2008 me një fond prej rreth 5 milionë euro./n.m/
KOMENTE