Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Hungaria Del Nga Recesioni Me Rritje 0.9 Për Qind Të Dgp-Së Në Tremujorin E Parë 2010
English

Ekon - Hungaria Del Nga Recesioni Me Rritje 0.9 Për Qind Të Dgp-Së Në Tremujorin E Parë 2010

BUDAPEST, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Ekonomia hungareze e ka kapërcyer recesionin në tremujorin e parë të vitit 2010, me një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) prej 0.9 për qind në krahasim me tremujorin paraardhës, sipas shifrave zyrtare përfundimtare, të publikuara sot që shkaktuan habi pozitive. Ekonomia hungareze shkaktoi kohët e fundit disa shqetësime në tregjet ndërkombëtare, pas disa deklaratave alarmuese të drejtuesve politikë që e krahasonin Hungarinë me Greqinë e mbytur në borxhe, megjithëse u përgënjeshtruan të hënë nga ministri i Ekonomisë. Prodhimi i Brendshëm Bruto hungarez ishte fillimisht në ulje përgjatë pesë tremujorëve me radhë, që prej tremujorit të katërt të vitit 2008. Kjo rritje e GDP-së ishte një surprizë sepse analistët shpreheshin ende për një recesion prej 0.1-0.3 për qind dhe nuk parashikonin rritje të saj për tremujorin e dytë apo të tretë./ /i.p/
KOMENTE