Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iran - Bërthamore - Shba, Francë, Rusi I Kthejë Përgjigje Iaea-S
English

Iran - Bërthamore - Shba, Francë, Rusi I Kthejë Përgjigje Iaea-S

VJENË, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Shtetet e Bashkaura, Franca dhe Rusia i kthyen përgjigjen zyrtare Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore lidhur me marrëveshjen për shkëmbimin e uraniumit të arritur mes Iranit, Turqisë dhe Brazilit, njoftoi sot në Vjenë një diplomat i afërt me IAEA-n. Drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, japonezi Yukiya Amano, u takua sot në mëngjes me përfaqësues të tre vendeve, të cilët i dorëzuan përgjigjet zyrtare, deklaroi diplomati i cili preferoi të mbetej anonim. Tre letra veç e veç si dhe një dokument i përbashkët iu dorëzuan IAEA-s, shtoi ky burim. Meqë nuk dihen detajet e kësaj përgjigjeje, diplomati njoftoi se letrat dhe dokumenti i përbashkët pasqyrojnë shqetësimet e Uashingtonit, Moskës dhe Parisit lidhur me marrëveshjen tripalëshe Iran-Brazil-Turqi. Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca, të quajtura gjithashtu edhe grupi i Vjenës, kanë propozuar në tetor të vitit 2009, nën mbikëqyrjen e IAEA-s, një procedurë shkëmbimi të uraniumit të varfëruar kundrejt uraniumit të pasuruar, propozim të cilin Teherani nuk e pranoi. Dorëzimi i përgjigjes së tre fuqive të mëdha bëhet ditën kur Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) pritet të shprehet lidhur me një rezolutë që do të ndëshkojë për të katërtën herë Iranin për mospranimin e ndalimit të programit të tij bërthamor të pasurimit të uraniumit. /I.Pu.
KOMENTE