Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Izraeli: Takimi Obama-Netanyahu Zhvillohet Brenda Këtij Muaji
English

Izraeli: Takimi Obama-Netanyahu Zhvillohet Brenda Këtij Muaji

JERUSALEM, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të takohet me presidentin amerikan, Barack Obama deri në fund të këtij muaji, njoftoi sot një zyrtar i lartë izraelit. "Kryeministri Netanyahu do të niset drejt Shtëpisë së Bardhë deri në fund të këtij muaji për një takim me presidentin amerikan Obama", deklaroi për AFP zyrtari i lartë izraelit. "Data e saktë e takimi nuk është përcaktuar ende. Fillimisht, ai duhet të shkonte në SHBA në fillim të muajit, por u detyrua të ndryshonte planin", shtoi zyrtari. Më datë 31 maj, Netanyahu e ndërpreu vizitën e tij zyrtare në Kanada dhe shtyu takimin e tij të nesërm me Obamën, pas një sulmi të komandove izraelite kundër një flotiljeje me ndihma humanitare ndërkombëtare me destinacion Rripin e Gazës, ku mbetën të vdekur nëntë persona nga pasagjerët në bordin e anijeve. Sipas radios publike izraelite, Netanyahu do të zhvillojë sot një takim me shtatë ministrat e kabinetit të tij të ''emergjencave'' për të diskutim mbi kushtetutshmërinë e një komisioni juridik hetimi mbi sulmin./ /i.p/
KOMENTE