Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kompania greke AKTOR, investime në infrastrukturë
English

Kompania greke AKTOR, investime në infrastrukturë

Tiranë, 9 Qershor, NOA – Kompania greke e ndërtimit AKTOR, që ka marrë pjesë në ndërtimin e projekteve të mëdha në shtetin helen, si në ndërtimin e urave të mëdha, qendra të Lojërave Olimipike, aeroportin e Greqisë si dhe në ndërtimin e një pjese të rrugës Egnatia, do të investojë në projektet e mëdha të infrastrukturës shqiptar.

Këtë vendim të kompanisë greke AKTOR, e deklaroi sot në takimin me kryeministrin Sali Berisha, kryetari i bordit drejtues të kompanisë greke, Dimitris Koutras.

Koutras i prezantoi kreut të qeverisë, projektet e mëdha, në të cilat ka punuar kompania Aktor, duke theksuar se qëllimi i drejtuesve të kësaj kompanie ndërtimi është pjesëmarrja në gara publike dhe prezantimi i projekteve private të investimeve në Shqipëri.

“Jam shumë i impresionuar me ndryshimet e shpejta të ndodhura në Shqipëri në të gjitha fushat, por interesi ynë është të qëndrojmë në fushën e infrastrukturës, pasi ritmet e mëdha të rritjes në këtë fushë tërhoqën vëmendjen e kompanisë AKTOR dhe na bënë të marrim vendimin për të investuar në Shqipëri”, nënvizoi dimitris Koutras.

Duke e falënderuar bordin e kompanisë AKTOR për vendimin për të investuar në infrastrukturën shqiptare, kryeministri Berisha, i prezantoi, zotit Koutras arritjet në lëmin e infrastrukturës dhe planet e investimeve në të ardhmen.

Kryeministri e cilësoi të rëndësishme për biznesin dhe ekonominë shqiptare bashkëpunimin me një kompani të standardeve të larta si kompania AKTOR, ndaj i tërhoqi vëmendjen kryetarit të bordit, Koutras, për projektet e mundshme të bashkëpunimit si rrugën Tiranë-Elbasan, segmente të rrugës së Arbrit, Boshti i Jugut, zgjerimin e autostradës Milot-Shkodër dhe unazën e madhe të Tiranës, për të cilat kompania greke shprehu interesin e saj.

Duke vlerësuar mbështetjen ndaj biznesit si një kusht të rëndësishëm në zhvillimin e shpejtë të vendit dhe përballimin e krizës ekonomike botërore, kryeministri Berisha, garantoi drejtuesit e kompanisë AKTOR për transparencën e proceseve të tenderimit për veprat e infrastrukturës publike si dhe lehtësi operimi në fushën e investimeve private, në përputhje me legjislacionin e Shqipërisë.

mit/NOA
KOMENTE