Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ksera: Fëmijët, Prioritet I Politikave Sociale
English

Ksera: Fëmijët, Prioritet I Politikave Sociale

TIRANË, 9 Qershor /ATSH/ - Politikat për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve janë fokusuar në parandalimin e fenomeneve negative, mbrojtjen dhe integritetin, në respekt të interesit më të lartë të tyre, u shpreh sot në mbrëmje ministri i Punës, Spiro Ksera në një takim me fëmijët e zonave rurale të qarkut të Tiranës, organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ministri Ksera bërei të ditur se strukturat e shtetit po punojnë për nxitjen e programeve në mbështetje të familjes, bashkëpunim familje-komunitet, sidomos për fëmijët e zonave rurale. "Nxitja e programeve për të integruar fëmijët në shkollë, mbështetja psikologjike për ta, mbështetje ekonomike me të ardhura për familjet në nevojë do të vijojnë, në mënyrë që fëmijët kudo në Shqipëri të rriten dhe të zhvillohen pranë gjirit të familjeve", tha Ksera, duke i siguruar fëmijët për mbështetjen e vazhdueshme të ministrisë së Punës. Për këtë qëllim në këtë ministri është ngritur struktura që merret me hartimin dhe përmirësimin e politikave, programeve dhe legjislacionit të nevojshëm për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve, në vlerësim të domosdoshmërisë për t'u ofruar mbrojtje dhe përkrahje të posaçme kësaj grupmoshe me rëndësi për shoqërinë dhe të ardhmen e vendit. Në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe drejtoritë arsimore, Ministria e Punës ka filluar një cikel aktivitetesh sensibilizimi në të gjithë vendin nën moton "Ne sfidojmë", me qellim që fëmijët të njihen me të drejtat e tyre për mbrojtje sociale dhe arsimim./e.gj/
KOMENTE