Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kufizime të energjisë elektrike gjatë muajit qershor
English

Kufizime të energjisë elektrike gjatë muajit qershor

Tiranë, 9 qershor, NOA - Qytetarët në zonën e Shqipërisë së mesme dhe në jug do të përballen me ndërpreje të energjisë gjatë muajit qershor për shkak të punimeve të detyruara që do të bëhen në rrjet.

Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Transmetimit Ymer Balla, gjatë një konference për mediat, ka bërë të ditur se si pasojë e programit të punës dhe realizimit të projekteve të mëdha që OST po kryhen në sistemin e transmetimit, do të bëhen punime të planifikuara në nënstacionin e ri 400/220/110 kv Tirana 2 si dhe në linjën 400 kv Elbasan - Tiranë – Podgoricë.

Kryerja e këtyre punimeve do të sjellë edhe stakim të linjave të energjisë që furnizojnë popullatën, kryesisht nga datat 11 deri në 14 qershor dhe nga data 15 deri në 20 qershor. Energjia do të mungojë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 19 në mbrëmje. Mungesa e energjisë do të jetë gati 20 % më pak nga konsumi i përgjithshëm dhe sipas z. Balla kjo masë meret për të siguruar sistemin energjetik në vend.

r.l/.NOA

KOMENTE