Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbetet Me 4 Anëtare Nga 5 Trupi Gjykues I Çështjes Ndaj Aldo Bares
English

Mbetet Me 4 Anëtare Nga 5 Trupi Gjykues I Çështjes Ndaj Aldo Bares

TIRANË, 9 Qershor/ATSH/- Ka mbetur përkohësisht me katër anëtarë nga pesë që duhet të ketë, trupi gjykues i ngritur për procesin kundër Aldo Bares në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Caktimi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) i gjyqtares Adriana Beraj në vendin e lënë bosh nga gjyqtari Artan Broci, i transferuar këto ditë në Gjykatën e Apelit, nuk ka rezultuar efikas për formimin e trupit gjykues të procesit. Sikurse u konfirmua sot në këtë Gjykatë, gjyqtarja Beraj nuk mund të marrë pjesë në këtë trup gjykues, pasi ka qenë e angazhuar më parë në një tjetër çështje që lidhet me procesin në ngarkim të Aldo Bares. Në këto kushte, KLD-së i duhet që të zgjedhë një tjetër gjyqtar për formimin e këtij trupi gjykues të përbërë nga 5 të tillë. Seanca e radhës për Aldo Baren, e parashikuar për t'u zhvilluar sot, është pezulluar për të vazhduar pas dy javësh pas zgjedhjes së një tjetër gjyqtari në procesin kundër Aldo Bares. Faktikisht, Gjykata e Krimeve të Rënda është ndeshur edhe më parë me këtë problem, sidomos në proceset e shumta të hapura ndaj "Bandës së Lushnjes" dhe anëtarëve të dyshuar të saj. Numri i lartë i këtyre proceseve ka angazhuar shumë gjyqtarë, duke krijuar shpesh herë vështirsi në formimin e trupave gjyqësore. Në këtë Gjykatë thuajse të gjithë gjyqtarët janë angazhuar në proceset ndaj "Bandës së Lushnjes". Aq sa, procesi për të akuzuarin si drejtues i kësaj bande, Aldo Bare, ka për anëtarë të trupit gjykues gjyqtarë nga Gjykata e Tiranës. Aldo Bare, ose Alfred Shkurti, akuzohet si kreu i "Bandës së Lushnjes", mbi të cilën rëndojnë një sërë krimesh të rënda të ndodhura para disa vitesh në Shqipëri si, vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, etj. Ai u ekstradua në nëntor të vitit të kaluar nga Turqia, ku ishte arrestuar prej mëse tre vjetësh, me kërkesë të drejtësisë shqiptare. Dhjetra persona janë arrestuar në këto pesë vitet e fundit si anëtarë të dyshuar të kësaj bande, disa nga të cilët tashmë janë dënuar me burgim, ndërsa të tjerë janë nën procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. /a.m/s.s./
KOMENTE