Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Trafiku i Tiranës, një problematikë që sa vjen dhe rëndohet
English

Meta: Trafiku i Tiranës, një problematikë që sa vjen dhe rëndohet

Tiranë, 9 Qershor, NOA - Trafiku në kryeqytet dhe menaxhimi i tij përbën një problematikë që është për të ardhur keq, por duhet pranuar se sa vjen dhe rëndohet.

Një fakt të tillë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, e ka deklaruar gjatë mbledhjes së drejtuesve të degës së Tiranës së kësaj force politike, duke përmendur problematikat me të cilat ajo do të punojë konkretisht në kuadrin e procesit të ripërtëritjes dhe konsolidimit organizativ të saj në kryeqytet.

Sipas tij, trafiku i rënduar së fundmi në Tiranë përbën një rast flagrant, me të cilin këshilltarët bashkiakë të LSI-së duhet të merren konkretisht.

“Por do të ketë dhe shumë aspekte të tjera të lëna pas dore. Sikundër do të vlerësohet dhe analizohet edhe puna e të gjithë këshilltarëve të LSI-së, e përfaqësuesve të saj në këto struktura të zgjedhura të pushtetit vendor, me qëllim që i gjithë ky proces ripërtëritje të dalë më konkluzione dhe objektiva të qarta që do të shtojnë dhe forcojnë rolin e LSI-së së kryeqytetit për të gjithë sfidat kombëtare që kanë të bëjnë me qeverisjen e vendit dhe sfidat vendore”, tha Meta.

Duke shtuar se që të gjitha këto masa, do të ndërmerren duke pasur në konsideratë se zgjedhjet vendore po afrojnë.

Meta vuri në dukje ndër të tjera se LSI e Tiranës ka miratuar edhe një kalendar lidhur me të gjitha aktivitetet e pritshme të saj, të cilat nisin sipas tij, me datën 20 qershor kur do miratohen kandidaturat të cilat do të shprehin vullnetin dhe ambicien e tyre e tyre për të drejtuar LSI-në në Tiranë.

n.e/NOA

KOMENTE