Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Salehi: Irani Do T'I Përgjigjet Pyetjeve Të Uashingtonit, Parisit Dhe Moskës Për Programin Bërthamor
English

Salehi: Irani Do T'I Përgjigjet Pyetjeve Të Uashingtonit, Parisit Dhe Moskës Për Programin Bërthamor

IRAN, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Irani ka marrë përgjigje me shkrim nga SHBA-ja, Rusia dhe Franca për marrëveshjen tripalëshe Iran-Turqi-Brazil në lidhje me këmbimin e uraniumit dhe do t'i përgjigjet pyetjeve të bëra, deklaroi sot, Ali Akbar Salehi, shefi i programit bërthamor irnian, sipas agjencisë së lajmeve ''Isna''. "Përgjigja iu dorëzua sot Iranit (...) tre vendet, SHBA-ja, Rusia dhe Franca iu përgjigjën të ndarë'', deklaroi Salehi, shef i organizatës iraniane për energjinë bërthamore (OIEA). "Ne do ta shqyrtojmë këtë çështje ( ...) dhe do të shprehim qëndrimin e Iranit pas shqyrtimit të plotë'', shtoi ai. "Përgjigja e grupit të Vjenës, SHBA, Rusi, Francë përsa i përket deklaratave për këmbimin e lëndës djegëse bie në kundërshtim me veprimet e ndërmarra në Nju Jork'', konfirmoi Salehi. Ai iu referua votimit të parashikuar sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një projektrezolutë të përgatitur nga SHBA-ja për riforcimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit që refuzon të ndërpresë programin e pasurimit të uraniumit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE