Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbi - Gruaja E Mlladiçit Merret Në Pyetje Për Posedim Armësh Të Paligjshme
English

Serbi - Gruaja E Mlladiçit Merret Në Pyetje Për Posedim Armësh Të Paligjshme

BEOGRAD, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Bosiljka Mlladiç, gruaja e ish-shefit ushtarak të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç, i arratisur prej vitesh, u thirr nga drejtësia serbe për t'u marrë në pyetje lidhur me posedimin e armëve të paligjshme, njoftoi sot e përditshmja "Vecernje Novosti". "Bashkëshortja e Mlladiçit u thirr dje përpara një gjykate të Beogradit, shtuan të njëjtat burime. Nuk dihet ende nëse Mlladiç do të akuzohet zyrtarisht. Policia ka gjetur disa armë, ndër të cilat një armë gjahu, katër revolverë dhe shumë municione gjatë një kontrolli të ushtruar në dhjetor të vitit 2008 në shtëpinë e familjes Mlladiç në Beograd, shtoi e përditshmja. Kjo ndodh disa ditë pas njoftimit nga familja Mlladiç se parashikon të fillojë procedura që Ratko Mlladiç të deklarohet zyrtarisht i vdekur. Avokati i familjes Mlladiç, Milos Saljiç, e ka shpjeguar marrjen e këtij vendimi jo vetëm me faktin që bashkëshortja të mund të marrë pensionin e tij, por edhe për të protestuar kundër "shantazheve" të autoriteteve serbe ndaj saj. Në bazë të ligjit serb, është e mundur të fillohen procedura për të deklaruar dikë të vdekur, nëse personi në fjalë e ka kaluar moshën 70 vjeç dhe nëse nuk ekziston asnjë informacion lidhur me të që prej më tepër se pesë vjetësh. Ratko Mlladiç, 68 vjeç, akuzohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (TPI) për ish-Jugosllavinë për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /I.Pu.
KOMENTE