Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Obama: Sanksionet I Dërgojnë Një Mesazh Pa Ekuivok Iranit
English

Shba - Obama: Sanksionet I Dërgojnë Një Mesazh Pa Ekuivok Iranit

UASHINGTON, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama konfirmoi sot se sanksionet e reja të miratuara nga OKB kundër Iranit për programin bërthamor, i dërguan një mesazh pa ekuivok autoriteteve në Teheran duke theksuar se dialogu diplomatik është akoma i mundur. "Kjo rezolutë do të mundësojë vendosjen e sanksioneve më të ashpra me të cilat është përballur ndonjëherë qeveria iraniane dhe kjo rezolutë është një mesazh për angazhimin e komunitetit ndërkombëtar për t'i dhënë fund përhapjes së armëve bërthamore'', theksoi Obama. Ai shtoi gjithashtu se ''sanksionet nuk do të ndryshojnë qëndrimin e Iranit në lidhje me programin bërthamor në një natë, por shprehu besim që për të mirën e popullit iranian, autoritetet iraniane të ndryshojnë politikën e tyre''. "Votimi i sotëm ilustron koston më të lartë që shoqëron papajtueshmërinë iraniane'', theksoi Obama disa orë pas votimit të serisë së katërt të sanksioneve kundër Iranit nga Këshilli i Sigurimit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE