Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, Dy Shtetas Në Pranga Për Vjedhje Makinash
English

Tiranë, Dy Shtetas Në Pranga Për Vjedhje Makinash

TIRANË, 9 Qershor /ATSH/ - Kanë përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit dy shtetas të shpallur në kërkim, pjestare të një grupi per vjedhje automjetesh në kryeqytet. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e Policisë së kryeqyteti njoftoi sot se u arrestuan ne orët e vona të mbrëmjes së ditës së martë, Julian Morava dhe Petrit Shtjefni, përkatësisht 30 dhe 38 vjeç, të dyshuar si autorët e vjedhjes së një automjeti pranë QSUT "Nënë Tereza" në Tiranë. Nga hetimet paraprake ka dale se këta shtetas në bashkëpunim edhe me dy shtetas të tjerë, të shpallur në kërkim, rezulton se po gjatë ditës së djeshme, kanë vjedhur në Laprakë të Tiranës një tjetër automjet tip "Benz". Policia tha se është bërë i mundur dokumentimi i një sërë vjedhjesh të tjera të kryera nga ky grup, me tendencë vjedhjet e automjeteve në Tiranë, me destinacion shitjen e tyre në qytete të tjera të Shqipërisë, kryesisht në qytetin e Lezhës. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi automjetin e vjedhur pranë QSUT "Nënë Tereza", si dhe një sërë targash të automjeteve të ndryshme mjetesh në një varrezë në fshatin Balldren Lezhë, në pronësi të shtetasit Petrit Shtjefni. Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve, ndaj të cilëve rëndon akuza e "Vjedhjes së kryer në bashkëpunim", i kaluan Prokurorisë së Rrehtit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme./m.sh//a.ke/
KOMENTE