Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosja, në demonstratë për simbolet e Prizrenit
English

Vetëvendosja, në demonstratë për simbolet e Prizrenit

Prishtinë, 9 Qershor, NOA – Lëvizja “Vetëvendosje” njofton se nesër në Prizren do të zhvillojë një demonstratë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për ta ndryshuar emblemën e këtij qyteti, si edhe për mbrojtjen e vlerave kombëtare të tij. Bëhet me dijeni se kjo demonstratë është organizuar nga Vetëvendosje atë pikërisht në ditën e 132-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Heshtazi, por me vendosmëri, institucionet e Kosovës gradualisht po e çrrënjosin substancën kombëtare shqiptare të qytetarëve të Kosovës. Plani i Ahtisaarit filloi së zbatuari pikërisht në sekondat e parë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke ia imponuar qytetarëve të vendit një flamur që nuk e kishin dëshiruar e as parë ndonjëherë më parë”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

Duke shtuar se më pas, erdhi himni pa tekst, Kushtetuta pa shqiptarë në të dhe me ndalesë eksplicite të bashkimit me Shqipërinë.

“Tash ajo po lëviz në nivelin lokal. Dhe nuk ka pikë më të rëndësishme për ta luftuar kombin shqiptar se sa Prizreni, qyteti i Lidhjes Shqiptare. Prandaj ky duhet mbrojtur, se kështu e mbrojmë të kaluarën për ta mbrojtur të ardhmen”, përfundon ajo.

n.e/NOA

KOMENTE