Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhepa: Ulja E Normes Baze Te Interesit I Jep Frymemarrje Kreditimit
English

Xhepa: Ulja E Normes Baze Te Interesit I Jep Frymemarrje Kreditimit

-Deklaron në një intervistë për ATSH, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa - TIRANE, 9 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- "Është koha për të ulur normën bazë të interesit, për t'i dhënë frymëmarrje kreditimit në vend", sygjeron për Bankën e Shqipërisë, deputeti dhe ekspert i Ekonomisë Selami Xhepa, pasi ai gjykon, se situata e inflacionit në vend e mundëson këtë operacion dhe nga ana tjetër, ulja e normës bazë të interesit do të lehtësonte në radhë të parë kostot e borxhit publik të qeverisë. Në një intervistë për ATSH-në, Xhepa shpjegon gjithë arsyet se përse Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë duke ulur normën bazë të interesit, pasi përfitimet do të jenë të mëdha edhe për ekonominë shqiptare. "Gjendja e ekonomisë në vend kërkon ndoshta disa masa stimuluese në anën e politikës monetare dhe kjo do të ishte e drejtë. Për më tepër, që besimi dhe konfidenca e publikut shqiptar në sistemin bankar mendoj që është goxha e admirueshme. Kemi një rikthim të ndjeshëm të depozitave në sistemin bankar, që do të thotë që konfidenca është e rikthyer tashmë në sistem, por dhe se nuk kemi risqe që lidhen me çështje të stabilitetit financiar", shprehet Selami Xhepa. Për të, ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë do të ishte lehtësim dhe për vetë sistemin bankar i cili po përballet me rritjen e numrit të kredive me probleme. "Do të ishte e rëndësishme për vetë bankat një ulje e normës së interesit, për arsye se ato natyrisht që kanë pasur rritje të portofolit të kredive të pakthyera në afat, ndaj dhe një ulje e normës së interesit, do të ndikonte dhe në tregun ndërbankar në huadhënien e parave në këtë treg. Pra, do të ulte koston e marrjes së parasë nga vetë sistemi bankar. Mendoj që në përgjithësi edhe vetë shoqëria do të ishte më mirë duke pasur një normë interesi më të ulët për lekun", vijon Xhepa. Aktualisht norma bazë e interesit është 5.25 për qind. Që nga fillimi i vitit 2010, Banka e Shqipërisë nuk e ka ndryshuar asnjëherë këtë normë, ndërkohë që gjatë vitit 2009 ajo bëri dy ndërhyrje, në muajt janar dhe tetor me të cilat, norma bazë e interesit u ul me 0.5 pikë të përqindjes. Kërkesa për uljen e normës bazë të interesit të kredive në lekë u bë pak ditë më parë dhe nga ministri i Financave, Ridvan Bode./n.m/
KOMENTE