English

Afganistan - Të Paktën 39 Të Vdekur Nga Një Shpërthim Gjatë Një Ceremonie Martese

KANDAHAR, (Afganistan), 9 qershor /ATSH-AFP- Të paktën 39 persona u vranë dhe 73 të tjerë u plagosën nga një shpërthim gjatë një ceremonie martese në provincën e Kandaharit, theksoi një zyrtar i lartë i bashkisë së Kandaharit. "Ndodhi një shpërthim gjatë një ceremonie martese në Nangahaan, në distriktin e Arghandabit. Të paktën 39 trupa u transportuan në spitalin qendror të Kandaharit dhe 73 persona të tjerë u plagosën'', deklaroi Mohammad Anaas, zyrtar i lartë i bashkisë së Kandaharit. "Nuk dimë ende se sa trupa ndodhen akoma në vendngjarje dhe nuk nëse bëhet fjalë për një atentat vetëvrasës ose për ndonjë bombë apo diçka tjetër'', shtoi Anaas./ /ec/ a.jor.
KOMENTE