English

Afrikë e Jugut 2010, Anglia: Kapelo i nervozuar me lojtarët

Johanesburg, 11 Qershor 2010 NOA - Ditën e hënë ka qenë një shpërthim kundër lojtarëve të tij, të cilët i konsideroi si fajtor, për mungesën e angazhimit në seancën stërvitore të ekipit. Dje një përballje e ashpër me fotografët britanik të cilët i largoi menjëherë.

Është një Fabio Kapelo vërtet i tensionuar dhe tepër i nervozuar në këtë prag Botërori. Ai ka kërkuar një përqendrim maksimal nga lojtarët e tij dhe angazhim tepër të madh në seancat stërvitore.

Kjo gjendje e krijuar tek Kapelo duhet thënë se ka nisur që nga dëmtimet e lojtarëve ku në frontin e parë, ka qenë para së gjithash dëmtimi i Ferdinand, i cili do të jetë mungesa më e rëndësishme në mbrojtje.

Më pas mosangazhimi i lojtarëve dhe mbi të gjitha i Rooney e ka nervozuar së tepërmi atë duke krijuar një gjendje të tensionuar në ekipin e Anglisë.

r.b/NOA

KOMENTE