English

Afrikë e Jugut 2010, Frei shqetëson Zvicrën në prag të Botërorit

Johanesburg, 11 Qershor 2010 NOA - Alex Frei ka shqetësuar së tepërmi trajnerin e tij të përfaqësueses zvicerane Ottmar Hitzfeld dhe kjo për shkak të një ndrydhje që ka pësuar në kyçin e këmbës në seancën stërvitore të ekipit.

Kapiteni i ekipit zviceran është në dyshim për ndeshjen e hapjes në Kupës e Botës kundër Spanjës, ndeshja e cila do të luhet ditën e martë më 16 qershor.

Për Frein duhet thënë se dëmtimi nuk ka rezultuar tepër i rëndë pasi ndërhyrja që pësoi në stërvitje nuk i ka prekur atij ligamentet e këmbës. Prania e tij kundër “furisë së kuqe” është ende në dyshim.

Pas incidentit ai u dërgua menjëherë në spital, ku u vizitua nga mjeku i ekipit Cuno Wetzel. Diagnoza e parë për lojtarin pohoi se ai kishte një shtrembërim dhe shembje në këmbë.

r.b/NOA

KOMENTE