English

Aksident, Përplaset Nga Treni, Vdes I Moshuari

TIRANË, 10 Qershor /ATSH -M. Shkurta /.- Një 72 vjeçar nga Tirana humbi jetën pasditen e sotme pasi u përplas nga treni, ndërsa ishte duke kaluar në shinat e hekurudhës tek kthesa e Kasharit, në periferi të Tiranës. Mësohet se viktima Abdulla Shehu, i cili ka gjetur vdekjen e menjëherëshme, ka qenë duke kullotur bagëtitë pranë linjës hekurudhore dhe nuk e ka parë trenin që vinte drejt tij. Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar makinistin e trenit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë./s.s./
KOMENTE