Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Qeveria, E Vendosur Të Mbajë Premtimin Për Të Dërguar Internetin Në Çdo Familje
English

Berisha: Qeveria, E Vendosur Të Mbajë Premtimin Për Të Dërguar Internetin Në Çdo Familje

- Kryeministri Berisha pret ish- presidentin dhe anëtarin e Bordit të OLPC (Një laptop për fëmijë), Chuck Kane - TIRANË, 10 Qershor/ATSH/.- Kryeministri Sali Berisha shprehu sot vullnetin e palëkundur të qeverisë për mbajtjen e premtimit që çdo fëmijë në Shqipëri të ketë kompjuter dhe çdo familje të ketë mundësi lidhje me internet bandëgjerë. Zyra e shtypit e Kryeministrit bëri të ditur se Kryeministri Berisha priti në një takim ish- presidentin dhe anëtarin e Bordit të OLPC (One Laptop Per Child), Chuck Kane dhe znj. Giulia D'Amico OLPC Association), të cilët ishin të shoqëruar nga përfaqësuesi i Fondacionit i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, Andi Dobrusha. Kryeministri Berisha i njohu të ftuarit me arritjet e Shqipërisë në fushën e arsimit dhe veçanërisht me projektin e "e-Shkollave", ku çdo shkollë ka laborator kompjuterik dhe lidhje me internet. Ndërsa, z. Kane e informoi Kryeministrin për ecurinë e iniciativës "Një laptop për fëmijë" dhe mundësitë e bashkëpunimit me Shqipërinë. Ai tha se deri tani OLPC, e cila është një organizatë jofitimprurëse, ka shitur me kosto rreth 1.6 milionë Laptop për fëmijët në 39 vende të botës. Të ftuarit gjithashtu prezantuan variantin e ri të Laptopit të OLPC-së, i cili është dizenjuar sidomos për fëmijët e arsimit 0 deri 9-vjeçar, në të cilin mund të lidhesh me internet me nxënësit e tjerë, mund të kesh libra dhe kurrikula, etj./m.m/s.s./
KOMENTE