English

Clinton Shpreh Keqardhje Për Zbrapsjen E Opozitës Iraniane Nga Manifestimet

BRIDGETOWN, 10 qershor /ATSH-AFP/ - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton shprehu sot keqardhjen që opozita iraniane ka hequr dorë nga manifestimi, me rastin e përvjetorit të parë të rizgjedhjes së kundërshtuar të presidentit Mahmoud Ahmadinexhad. "Kjo nuk është vetëm për të ardhur keq që opozita ka anuluar manifestimet, por tregon gjithashtu shumë qartë arsyen pse regjimi iranian ka shkaktuar shqetësime në të gjithë botën", deklaroi Clinton. Dy drejtuesit kryesorë të opozitës reformatore iraniane, Mir Hossein Moussavi dhe Mehdi Karoubi, njoftuan sot anulimin e manifestimeve më 12 qershor me rastin e përvjetorit të parë të rizgjedhjes së kundërshtuar të presidentit Mahmoud Ahmadinexhad./ /i.p/
KOMENTE