English

Durres: Mot I Qendrueshem, Kushte Te Mira Detare

DURRES, 10 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Rajoni detar i Durrësit do të karakterizohet sot nga një situatë e qëndrueshme metereologjike, ndërsa temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit detar. Tragetet me udhëtarë dhe kamionë, që janë nisur mbrëmjen e kaluar nga Bari, tashmë janë ankoruar në kalatat e portit më të madh të vendit, ndërsa në kalatën 4 si çdo të enjte ka mbërriur kroçera "Arion" me turistë, kryesisht nga Franca. Kushtet e mira të motit do të lehtësojnë proçesin e përpunimit të anijeve me kontejnerë dhe mallra të ndryshme, bënë të ditura burimet e kapitenerisë, sipas të cilave edhe trafiku i hyrjes dhe daljes së mjeteve lundruese pritet të mos ketë asnjë problem. Era e lehtë që fryn nga perëndimi dhe kushtet e mira detare kanë mundësuar daljen masive në gjueti të motopeshkatoreve të sektorit të Durrësit. Burimet thanë se moti do të jetë i mirë dhe pa ndryshime gjatë gjithë ditës së enjte. /a.ke/
KOMENTE