Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flotilja - Manifestime Kundër Vizitës Në Seul Të Shimon Peresit
English

Flotilja - Manifestime Kundër Vizitës Në Seul Të Shimon Peresit

SEUL, 10 qershor /ATSH-AFP/ - Manifestuesit protestuan sot në Seul kundër vizitës së presidentit izraelit, Shimon Peres, i cili do të takohet me homologun koreanojugor duke denoncuar sulmin kundër flotiljes nisur për në Gaza. Qindra persona që mbanin në duar flamuj izraelit të ngjyrosur me ngjyrë të kuqe, simbol i gjakut të derdhur nga sulmi, manifestuan para ambasadës së Izraelit duke akuzuar presidentin Peres si një vrasës. Një kordon sigurie u vendos nga policia me katër kamionë policie të mobilizuar dhe nuk u shënua asnjë incident. "Ne denoncojmë pritjen e rezervuar nga qeveria e Lee Myung-Bak të një presidenti unanimisht të kritikuar'', deklaroi një nga manifestuesit. "Hiqni menjëherë bllokadën në Rripin e Gazës'', shkruhej në një prej banderolave të manifestuesve./ /ec/ a.jor.
KOMENTE