Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendet 12-vjeçarja në Durrës, pranga 18-vjeçarit për marrëdhënie seksuale
English

Gjendet 12-vjeçarja në Durrës, pranga 18-vjeçarit për marrëdhënie seksuale

Durrës, 10 Qershor 2010 NOA – Gjendet vajza 12 vjeçare e zhdukur në Durrës, ndalohet një djalë i akuzuar për veprën penale të marrëdhënieve seksuale pasi ka bërë seks me një vajzë vetëm 12 vjeçe dhe pse pa elementë dhune.

“Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës, në vijim të punës për përcaktimin e vendndodhjes së shtetases së kërkuar si e larguar nga banesa A.B., bënë të mundur gjetjen e saj si dhe ndalimin e shtetasit me të cilën ajo kishte qëndruar gjatë kësaj periudhe për veprën penale të marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Konkretisht në orën 16.00 u bë ndalimi i shtetasit Ardian Ferra, lindur më 31.01.1992 në Durrës dhe banues në lagjen Nr.17 Durrës, me kombësi e shtetësi shqiptare, me arsimi 3 klase, punëtor, gjendja familjare beqar, i padënuar më parë.

Policia tha se ndalimi i këtij shtetasi u be për arsye se bazuar në deklarimet e shtetases A.B., vitlindja 1998, lindur në Durres, me arsim 2 klase, banore e lagjes Nr.15 Durrës, e shpallur në kërkim nga ana jonë më datë 05.06.2010 si e larguar nga banesa, rezulton se nga data 04.06.2010 deri më datë 10.06.2010, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë me shtetasen A.B., në banesën e tij.

Hetimi nxori se lidhur me rastin në fjalë shtetasi H.B., i cili është vëllai i A.B., me date 05.06.2010 ka bere kallëzim penal për largimin e saj nga banesa.

Policia tha se materialet per vepren penale te marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me te mitur iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

a.a/NOA

KOMENTE