Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ishte Rinia Ajo Që I Hapi Rrugën Fitores Së Partisë Demokratike
English

Ishte Rinia Ajo Që I Hapi Rrugën Fitores Së Partisë Demokratike

-Kryeministri Berisha takohet në Kamzë me 835 të rinj që u anëtarësuan në Partinë Demokratike - TIRANE, 10 Qershor/ATSH/.-Kryeministri Berisha zhvilloi pasditen e sotme një takim me të rinjtë në qytetin e Kamzës, ku 835 të rinj dhe të reja u anëtarësuan në Partinë Demokratike të Shqipërisë, bëri të ditur zyra e shtypit e Kryeministrit. Kryeministri Berisha e cilësoi këtë moment si hapjen e siparit të 20 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike dhe pluralizmit në Shqipëri, për të kujtuar lëvizjen e madhe nëpër rrugët dhe sheshet e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë në përballje me partinë e diktaturës më të egër që Evropa ka njohur në historinë e saj, me partinë që i solli mjerimin më të madh Shqipërisë dhe shqiptarëve, që i zhyti ata në izolimin më të thellë; në përballje për të mbjellë në këtë tokë liritë dhe të drejtat e mbarë shqiptarëve, për t'i mbrojtur, për t'i zhvilluar ato, për të shndërruar qytetarët shqiptarë në qytetarë të lirë si të gjithë qytetarët e Evropës. Kryeministri iu drejtua të rinjve se 20 vjet më parë ishte rinia ajo që do të brohoriste nëpër rrugët "Shqipëria në NATO", "Shqipëria si gjithë Evropa", ëndrra këto që po kthehen në realitet. "Shqipëria është në NATO dhe ecën e sigurt drejt Evropës. Ishit ju ata, të cilët nën moton "Shqipëria si Evropa" besonit se ju do të lëviznit të lirë në mbarë Evropën, dita po afron dhe kjo është vepra juaj", u shpreh Kryeministri. Më tej, Kryeministri Berisha theksoi se "ishit ju, të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, që përcaktuat fitoren historike të Partisë Demokratike në vitin 1992; ishit ju, të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, që me votën tuaj, me guximin tuaj, me vendosmërinë tuaj bëtë që në vitin 2005 të përzinit nga pushteti rebelët që erdhën me armë në pushtet; ishit ju, të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, që u ngritët mbi mashtrimin, trillimet, shpifjet dhe në vitin 2009 i dhatë fitoren Partisë Demokratike". Kryeministri Berisha u ndal, gjithashtu edhe në procesin e integrimit të Shqipërisë, ku theksoi se rruga drejt Evropës nuk është bulevard me lule, por vendosmëria është e madhe. "Me vendosmërinë tonë, me kurajën tonë, me ndershmërinë tonë ne do të ecim të sigurt dhe në sukses të plotë drejt Shqipërisë evropiane, drejt të ardhmes evropiane, drejt idealeve tona evropiane", u shpreh Kryeministri. Duke folur për shkollimin e të rinjve, si një nga çështjet më të rëndësishme për qeverinë, Kryeministri garantoi se çdo i ri do t'i ketë të hapura dyert në shkollat e mesme dhe se çdo maturant do të ketë të hapura dyert në universitete. "Ne jemi ata që në 4 vite pothuajse trefishuam numrin e studentëve. Ne ju garantojmë ju se çdo i ri në Shqipëri do të ketë të hapura dyert në shkollat e mesme dhe çdo maturant do të ketë të hapura dyert në universitete", u shpreh Kryeministri Berisha. Kryeministri u ndal edhe në zbatimin e programit "Shqipëria dixhitale" dhe i siguroi të rinjtë se brenda këtij mandati secili prej tyre do të ketë kompjuter dhe internet në shtëpinë e tij. Lidhur me punësimin, Kryeministri u shpreh se Shqipëria po bëhet vendi më tërheqës për investimet shqiptare dhe të huaja, të cilat do të krijojnë qindra e mijëra vende pune. Duke vlerësuar se në këto katër vite në bashkinë e Kamzës janë investuar 30 herë më shumë sesa në vitet para tyre, Kryeministri Berisha u shpreh se do të mbështesë çdo projekt për këtë bashki. /s.s./
KOMENTE