Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Thaci-Bentler: Roli I Kfor, Gjithnje Ne Mbeshtetje Te Sigurise Dhe Stabilitetit
English

Kosove - Thaci-Bentler: Roli I Kfor, Gjithnje Ne Mbeshtetje Te Sigurise Dhe Stabilitetit

TIT PRISHTINË, 10 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Roli i KFOR-it do jetë gjithnjë në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit, u tha sot në një takim të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me komandantin e KFOR-it, gjeneralejtnant Markus Bentler. Në takim, sipas zyrës së shtypit të qeverisë, është biseduar për gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në vend, për thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe institucionet ndërkombëtare në Kosovë, për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit dhe për çështje tjera me interes. Kryeministri Thaçi gjendjen e sigurisë në vend e vlerësoi të qetë dhe te stabilizuar. Gjatë takimit, kryeministri Thaçi riafirmoi përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftën e pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se para ligjit të gjithë janë të barabartë. Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi vlerësoi rolin mbështetës, të EULEX-it, ICO-së dhe KFOR-it dhe u shpreh se vetëm me thellimin e këtij partneriteti, Republika e Kosovës do të arrijë t'i përmbushë kriteret për anëtarësim në institucionet euroatlantike. Nga ana e tij, komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, përgëzoi kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të gjitha përkushtimet e qeverisë për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në vend, me theks të veçante për përkushtimet në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Roli i KFOR-it do të vazhdojë të jetë gjithnjë në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit të vendit dhe në funksion të avancimit të proceseve zhvillimore në Kosovë, u shpreh komandanti i KFOR-it, Benter. /a.ke/
KOMENTE